SHBA- Tawny Willoughby nga Kentaki, në SHBA deklaroi se kishte bërë solar katër apo pesë herë në javë, ndërsa tani përballet me kancerin e lëkurës pa e ditur nga i vinte e keqja

27-vjeçarja deklaron se, “Kisha solarin tim personal në shtëpi, gjë të cilën e kanë bërë edhe shumë shokë të mi. As që më ka shkuar në mendje se mund të prekesha nga pkanceri i lëkurës”.

Kur shkoi tek mjeku dermatolog për një kontroll ajo ishte vetëm 21 vjeç dhe zbuloi se kishte kancer lëkure, melanom.

Ajo ka 6 vjet që lufton me këtë sëmundje, ndërsa së fundmi ka postuar foton e saj në Facebook që të sensibilizohen femrat e tjera.

“Në qoftë se dikush ka nevojë për një motivim të vogël që të mos shtrihet në solar, tani e keni! Kjo është forma se si trajtohet kanceri i lëkurës”, ka shkruar ajo në një postim ku ka vendosur edhe fotografi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: