Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për katër personat e ndaluar për çështjen enjohur si “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan 3.4 milionë euro.

Nga “arrest me burg”, trupa gjykuese ka vendosur të lërë në “arrest shtëpie” katër të pandehurit, për shkak se kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Të dyshuar janë Edi Lika dhe djali i tij, Klevi Lika, shoferi Agim Çekaj dhe biznesmeni Alban Mollaymeri.

Kujtojmë që në shtator të këtij viti Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë, ku tre prej të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Por, sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, hetimet për dosjen “Toyota Yaris” ishin të mangëta, ndaj e ktheu sërish këtë dosje në Prokurori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb