Tre fshatarë u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën pasi u goditën nga një rrufe teksa merrnin pjesë në një funeral në rajonin Lindi në Tanzaninë jugore, tha një zyrtar.

Abdallah Mputa, përgjegjës i një qendre shëndetësore në zonën Mtama në rajon, tha se viktimat u goditën nga rrufeja teksa ishin duke marrë pjesë në një funeral në fshatin e tyre.

“Ata po merrnin pjesë në funeralin e një bashkëfshatari kur një shi i madh shkaktoi goditjen e rrufesë”, tha Mputa, duke shtuar se rrufeja i goditi në orën 16:00 sipas kohës lokale.

Personat e lënduar ende po marrin trajtim mjekësor në qendrën shëndetësore, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb