Një oficer policie ose një xhandar do të trajnohet dhe caktohet si referues për çështjet e abuzimit me kafshët në 4 000 stacionet e policisë dhe brigadat e xhandarmërisë në Francë, njoftoi Ministria e Brendshme franceze.

”Ata do të trajnohen veçanërisht për të marrë ankesa në mënyrë që të kuptojnë plotësisht ligjin që zbatohet dhe të presin mirë njerëzit që vijnë për të denoncuar këto akte”, tha për shtypin ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin gjatë një takimi.

Që nga fillimi i janarit, 15 hetues policie dhe xhandarë të atashuar pranë Zyrës Qendrore për Luftën Kundër Sulmeve ndaj Mjedisit dhe Shëndetit Publik (OCLAESP) i janë bashkuar një shërbimi të ri të specializuar në luftën kundër abuzimit me kafshët.

”Në të njëjtën kohë, gjyqtarët duhet të zbatojnë ligjin dhe të jenë shumë më të vendosur në bindjet e tyre”, ka reaguar në një deklaratë për shtyp shoqata ”Stephane Lamart” për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Në Francë, 12 000 vepra penale që synojnë kafshë shtëpiake, të zbutura ose të mbajtura në robëri janë regjistruar në vitin 2021 nga policia dhe xhandarmëria, me 30% rritje që nga viti 2016, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme franceze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: