Antonio Conte po përjeton në krye të Tottenham Hotspur momentin më të vështirë në karrierë, 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit bënë që tekniku italian të mendonte edhe largimin, më saktë ia kalojë topin drejtueseve të klubit duke i kërkuar që të vlerësonin pozitat e tij.

Conte
Conte

Sipas “Corriere dello Sport”, Tottenham beson ende tek Conte, beson tek projekti që kanë nisur me ish trajnerin e Inter, për momentin as që mendohet shkarkimi i tij, palët do të vijojnë bashkëpunimin. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, vlerësimet do të bëhen vetëm në fund të këtij sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb