Shëndeti fillon nga goja. Kjo vlen edhe për shëndetin e flokut tonë. Në këtë artikull do të listojmë 4 ushqimet që ruajnë bukurinë dhe fortësinë e flokut.

Qumështi
Një aleat i fuqishëm i flokëve është qumështi dhe, rrjedhimisht, të gjithë produktet e qumështit, në veçanti kosi i thjeshtë, gjiza dhe djathi i freskët. Qumështi dhe derivatet e tij ndihmojnë mirëqenien e flokëve në sajë të proteinave, por kryesisht për shkak të përmbajtjes së kalciumit.

Frutat e thata
Të gjitha frutat e thata bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve për flokë të shëndetshëm dhe të fortë; prania në sasi të konsiderueshme të zinkut është ajo çka i bën këto fruta të vlefshme. Mungesa e këtij minerali në të vërtetë mund t’i bëjë flokët të brishtë dhe të kontribuojë në rënien e tyre. Të pasura me zink janë sidomos bajamet, arrat dhe kikirikët. Ushqyes të tjerë te frutat e thata, të cilët mund të kontribuojnë në bukurinë e flokëve, janë edhe seleni dhe acidet yndyrore omega-3, të cilat gjenden kryesisht te arra.

Karota
Të gjitha ushqimet bimore kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të organizmit si edhe në atë të flokëve, sidomos karotat, të cilat në sajë të pasurisë me vitaminë A kontribuojnë në gjendjen e mirë të lëkurës së kokës.

Perimet me gjethe jeshile
Të gjitha perimet me gjethe të gjelbra (brokoli, spinaqi apo sallata), në sajë të karakteristikave të tyre ushqyese dhe në mënyrë të veçantë për përmbajtjen e vitaminave A dhe C, ndihmojnë rritjen natyrale të flokëve.(shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: