BalkanWeb ka siguruar videon ku i riu i arrestuar pak më parë nga policia për nxitje të dhunës nëpërmjet TikTok, ka njoftuar se do të digjte live një automjet policie.

“Përshëndetje të gjithëve. Po e bëj këtë video që t’ju tregoj se në datën 1 maj do të djeg makinën e policisë. Në 12:00 të natës, 5 euro benzinë, 1 euro çakmak, ja q* motrën shtetit…”, dëgjohet të thotë ai.

Kujtojmë se gjatë hetimeve është konstatuar se në një prej videove, 24-vjeçari Devis Faruku bënte thirrje të hapura për ndjekjen e një akti dhune, duke ftuar publikisht ndjekësit të shikonin momentin e djegies së një automjeti policie.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb