Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi kërkon që të ndryshohet buxheti dhe të anulohen 120 milion eurot për koncesione në kuadër të situatës emergjente me koronavirusin.

 

Në fakt ky është propozimi i liderit opozitar Lulzim Basha i cili i ka propozuar qeverisë një paketë ndihme social- ekonomike, ndërkohë dje Rama bëri prezantimin e paketës së vetë.

Maliqi kritikon Ramën duke e konsideruar si fatkeqsinë e popullit shqiptar dhe nga ana tjetër shprehet se vendi duhet të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

 

STATUSI I LEFTER MALIQIT

Piktor deshtak dhe djall te ishe do kishe pak shpirt.Aktori sharlatan e aventurieri i shqiptareve,njeriu i 1001 mekateve thote do pergjysmoj pagat e deputeteve dhe ministrave,shoë mediatik,hiqja te gjithe rrogen vetem shqiptaret te jene mire.

Po me kete pergjysmin nuk nxjerr asgje ne shesh dhe ske cfare te ndihmosh. Ndrysho buxhetin o i lig,anullo 120 milion euro te koncesioneve ,se taksat e shqiptareve jane dhe perdori per kete fatkeqesi ,boll manipulove me fjalet ,boll u qave,boll i mashtrove,nenshrove,varferove e perbuze shqiptaret.Vetem keto dy jave ke bere disa tendera ne shumen 50 milion euro o i babezitur.Ti spyet as per parlament as per qeverin as per institucionet as per popull,te ka mbyt deliri.Ka ardh koha qe populli t’ja u rrembej jo milionat e eurove por miliardat e eurove qe ke ti me ministrat,drejtoret e pergjithshem dhe oligarket , jane para te pista,para korrupsioni,jane djersa,mundi i shqiptareve.

Boll dole ne televizor se je bere i padurueshem i neveritshem. Je fatkeqesia me e madhe per Shqiptaret.Populli duhet ta shkul Parlamentin dhe Qeverin me ty ne krye si uzurpator,jo legjitim,dhe vendi te kaloj ne zgjedhje te parakohshme se po i vret cdo dit me panik shqiptaret.Sot eshte dita jote per gjoba ndalime,pezullime,burg,varferi,frike e panik ndaj popullit tend,ti je fatkeqesia e ketij vendi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb