Tedi Blushi i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës që do të mbahet në orën 11:00 para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen 5D.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shprehet se bashkia është shtëpia e qytetarëve të Tiranës dhe nuk mund të jetë strofulla e racës së hajdutëve dhe e krimit të organizuar.

Postimi:

Të dashur miq, shihemi sërish sot në protestë, në ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës, monumentit më të madh të korrupsionit në Europë.

Bashkia është shtëpia e qytetarëve të Tiranës dhe nuk mund të jetë strofulla e racës së hajdutëve dhe e krimit të organizuar.

Pronari faktik i inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe kreu i bandës 5D duhet nxjerrë me pranga nga zyra!

Eja edhe Ti, të shembim monumentin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë!

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: