Real Madrid, Spanja dhe futbolli botëror vajtojnë për Francisco Gento. Ish ylli i klubit madrilen, në vitet 50-60 ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Gento ishte një nga mesfushorët më të mirë të kohës së tij dhe një rekordmen absolut në Champions League duke fituar 6 herë kupën me “veshë të mëdhenj”, 5 herë radhazi.

Ish-lojtari, i ndarë nga jeta në orët e para të së martës, ishte aktualisht president nderi i Real Madrid, një detyrë të cilën e kishte marrë nga miku i tij dhe shoku i skuadrës, legjenda Alfredo Di Stefano, me të cilin për shumë vite kishte ndarë sukseset më të mëdha në skenën e futbollit botëror. Kjo dyshe ishte ajo që ndihmoi më shumë Realin që të kthehej në skuadrën më të mirë në Europë duke fituar 5 Kupa Kampionesh radhazi, një rekord që vështirë se mund të përsëritet më.

Gento u largua nga Real Madrid në vitin 1971, me 23 tituj zyrtare të fituar si futbollist, një rekord të cilin një gjysmë shekulli më vone e barazoi Marcelo me trofeun e Superkupës së dy ditëve më parë.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb