INDI– Ka shkruar në 58 numri i personave që kanë humbur jetën në aksidentin hekurudhor që ka ndodhur dje në Indi. Aksidenti ndodhi kur një tren u përplas me turmën e besimtarëve të mbledhur në një festival hindu në shtetin verior të Pendjab.

Autoritetet lokale kanë njoftuar, se besimtarët e mbledhur nuk e kishin dëgjuar trenin që po vinte drejtë tyre, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve. Fillimisht ishte raportuar për 50 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb