SHBA

Një piton 5 metra i gjatë është kapur në parkun kombëtar të Everglades, në Florida nga katër studiues. Kafsha e rrallë e seksit femër peshonte 63 kilogram dhe kishte në trupin e saj 73 vezë të zhvilluara.

Në zonën e Everglades janë parë shpesh gjarpërinj të tillë por nuk kanë qenë më të gjatë se 3 metra. Sipas Cnn ky është gjarpri më i gjatë dhe më i madh që është kapur ndonjëherë duke thyer rekordin e mëparshëm atë të 45 kilogramë.

Zbulimi i këtij pitoni gjigand u bë i mundur falë teknologjive të reja të ndjekjeve, duke përdor pitonë të tjerë meshkuj. Ekipi, jo vetëm që hoqi gjarprin e rrezikshëm, por grumbulloi të dhëna për hulumtime mbi zakonet e këtyre zvarranikëve dhe sjelljen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb