KAKAVIJE

Një 44-vjeçar me iniciale A.H është ndaluar sot në Kakavijë për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”. Sipas policisë, 44-vjeçari ishte kthyer “Deportiv” nga pala greke ndaj edhe rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e një shqiptari  me iniciale F.K  në vitin 2008. Vrasja e ndodhur para 11 vitesh mësohet të ketë ndodhur në territorin e shtetit grek.

“Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”. Shërbimet e Policisë Kufitare  në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije,  gjatë përpunimit të dokumentacionit  dhe  verifikimeve të kryera  në bashkëpunim me Interpol Tirana, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  si dhe  nga  të dhënat në sistemin “TIMS”, ndaluan  shtetasin A.H., 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte kthyer  “Deportiv”  nga pala Greke  dhe rezultonte  i shpallur në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në Tetor të vitit 2016  ka vendosur  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale  “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila  ka ndodhur në shtetin Grek. Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb