GJERMANI

Zyrtarët doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani kanë konfiskuar 252 orë dore të falsifikuara, të cilat kishin si destinacion  final Shqipërinë. Orët e sekuestruar kishin si adresë nisje Hongkongun dhe destinacioni i tyre ishte tregu i Shqipërisë. Kështu ka deklaruar të enjten një zëdhënëse e zyrës doganore, shkruan Welt.de.

Krahas orëve të dorës, agjentët doganorë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 148 qese prej letre me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura të orëve.

Capture
Capture

Çmimi në treg i orëve nëse ato do të ishin origjinale arrinte rreth 60,500 euro. Sipas mediave gjermane, bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë më parë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb