ELBASAN
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Peqin, ku një i ri është gjetur i aksidentuar në anë të rrugës. 27-vjeçari me iniciale S.V është transportuar drejt spitalit ku edhe ka humbur jetën. Dyshohet se ai është goditur nga një motoçikletë, e cila më pas është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit që fshihet pas ngjarjes.
Peqin / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(BalkanWeb)