Barcelona ka vazhduar ecurinë pozitive edhe ndaj Alavesit ku ka aritur të fitojë me rezultatin 0-2 në ndeshjen e javës së 34-të të La Ligas. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të praprekura ndërkohë që fitorja do të vinte vetëm në  45 minutat e dyta. Golin e parë për Barcën e realizoi Carles Alena në minutën e 55-të të ndeshjes. Rezultatin e dyfishoi Luis Suarez pesë minuta më vonë me një gol nga penalltia.

Lionel Messi i cili u aktivizua vetëm në minutën e 61-të nuk arriti të lërë gjurmën e tij edhe në këtë sfidë. Me këtë fitore, Barcelona renditet e para me 80 pikë dhe mund të shpallet kampione që të mërkurën në rast të një humbjeje të Atletico Madridit ndaj Valencias.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb