Kukësi sqaron situatën e mesfushorit me tipare sulmuese, Valdet Rama, që vuan prej disa ditësh një dëmtim në gju. Fillimisht u hamendësua se ish-lojtari kuqezi ka dëmtuar meniskun dhe se do të mungote për një kohë të gjatë në fushën e lojës, por klubi verilindor, në një njoftim zyrtar, deklaron se Rama do të dalë në stërvitje javën e ardhshme me grupin.
“Mesfushori i skuadrës së Futboll Klub Kukësit, Valdet Rama, nuk e ka mbyllur sezonin futbollistik, sikurse raportonin disa media në vend, por pritet të rikthehet në seancën stërvitore javën e ardhshme. Futbollisti u dëmtua gjatë ndeshjes ndaj skuadrës së Flamurtarit dhe pas disa ekzaminimeve rezultuai që mesfushori ka pasur si disa problemeve ndër vite në gju dhe, pas një goditje gjatë ndeshjes, i janë shfaqur dhimbjet. Stafi mjekësor po ndjek me përparësi gjendjen e tij në klinikat më të specializuara të vendit. Sipas stafit teknik, pritet që lojtari në fjalë të nisë seancën stërvitore me ritëm të ulët,” shkruan në faqen e tij zyrtare Kukësi.
(Balkanweb)