Si çdo fund ndeshjeje, profili Twitter i UEFA Champions League, hap sondazhin mes ndjekësve të saj për të nxjerrë lojtarin më të mirë të dy takimeve gjysmëfinale të luajtura në këtë mesjavë. Katër të përzgjedhurit e UEFA-s janë Doni van Bek, Frenki De Jong, Luis Suarez dhe padyshim Lionel Mesi.
Por, mes përgjigjeve të shumta spikat ajo e Barcelonës, që në profilin e saj bën shaka me UEFA-n, duke shkruajtur: “Hë pra tani UEFA Champions League, seriozisht e ke këtë pyetje?”. Natyrisht referimi është për “Pleshtin”, që kundër Liverpulit shënoi një dygolësh, të kurorëzuar me atë goditje të mrekullueshme dënimi.
(Balkanweb)