“Nuk jemi një shkarkim i vendeve të pasura”. Kështu u shpreh qeveria malazeze pak pas vendimit për të rikthyer mbetjet drejt Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Bëhet fjalë për rreth 3 mijë tonelata plastike, jo të riciklueshme. Mbetjet, të ngarkuara në rreth 60 kontenjerë, ishin gati për të hyrë fshehurazi dhe për t’u shpërbërë në mënyrë ilegale.
“Jemi një vend i vogël, nuk mund të jemi viktimë e bullizmit të shteteve më të mëdha”-ka shpjeguar ministri i Mjedisit.
Autoritetet lokale kanë mbyllur rreth 150 vende ilegale. Fenomeni i mbetjeve klandestine i dërguar drejt Malajzizë është rritur në mënyrë eksponementale që kur Kina vendosi ndalojë importimin e mbetjeve. Në fillim të majit një sasi e madhe mbetjesh u dërgua drejt Spanjës.