Sadio Mane nuk ia mbyll dyert një të ardhmeje te Real Madridi, ndonëse është i përqëndruar tek e tashmja në formacionin e “Reds”-ave. Sulmuesi i Liverpulit, me rastin e Open-day rezervuar mediave në prag të finales së Champions League kundër Totenhemit në “Ëanda Metropolitano” në Madrid, i është përgjigjur pyetjes në lidhje me interesimin e shfaqur nga “los blancos”.
“Është një kënaqësi të mësosh se Real Madridi është i interesuar për ty, por unë jam pjesë e Liverpulit. Jam i lumtur sepse bëj pjesë në një klub të madh”, tha lojtari senegalez.
(Balkanweb)