Prej kohësh flitej se Kastriot Dermaku nuk do të rinovonte kontratën me Cozenca, tashmë nuk ka më asnjë dyshim, futbollisti i Kombëtares largohet në merkaton e verës për të nisur një aventure të re në Serie A. Lajmi i bërë publik fillimisht nga “CozencaPost.it”, është konfirmuar dhe nga mediat e tjera italiane të cilat e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij te Parma.
Qendërmbrojtësi kuqezi largohet në këtë mënyrë me parametra zero, një goditje e vërtetë nga drejtori sportiv i Parmas, Faggiano, i cili dogji shumë shpejt të gjithë konkurrentët pasi Dermaku kërkohej nga shumë klube të tjera në Serie A.
Cozenca provoi në çdo formë të mbante Dermakun në skuadër, madje duke i ofruar edhe dyfishin e pagës, në fund ajo që bëri diferencën ishte dëshira e tij për të nisur një aventure të re në elitën e futbollit italian.
(BalkanWeb)