TIRANE – Ish-banorja e “Big Brother Albania” Alba Çobaj, siç duket nuk ishte e kënaqur me pamjen e saj. Konkurrentja e edicionit të tetë ka bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë, duke ndryshuar hundën.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Alba, e cila përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi, është shprehur e kënaqur me rezultatin. Në foto hunda e saj duket ende e enjtur, siç ndodh pas një ndërhyrjeje të tillë, por forma e re është e dukshme.

Ditë më parë, finalistja e “BB” dhe ish-i dashuri i saj, konkurrenti tjetër nga Kosova, Diedon Musa, i dhanë fund lidhjes së tyre të nisur brenda shtëpisë së “Big Brother”.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb