Mbështetësit e opozitës po zhvillojnë këtë pasdite një protestë në Vlorë, aty ku pritet të nisë takimi përmbyllës i fushatës elektorale të Partisë Socialiste, që shënon dhe fundin e fushatës për këto zgjedhje vendore.

Protestuesit e kanë pritur kryeministrin me thirrjet “Rama ik”, ndërsa janë nisur drejt vendit ku do të mbahet takimi i fundit elektoral i PS. Siç mund të shihni dhe në videon e mëposhtme, që “BalkanWeb” sjell nga Vlora, në vendin ku po zhvillohet protesta, ndodhet edhe policia, e cila ka vënë gardh metalik për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Pak më parë, lidhur me protestën e opozitës reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili me ironi shkruante në “Twitter” se mungon vetëm Saliu, Luli, Iliri dhe Kryemadhi.



(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb