TIRANE– Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka shprehur gëzimin e tij që ka luajtur 100 ndeshje në Ligën e Kampioneve mbremjen e te merkures ndaj Romes. Ai theksoi se në këto ndeshje ka shumë per t’u mbajtur mend.
“Jam më të vërtetë i lumtur që kam luajtur 100 ndeshje në kompeticionin më të madh për klube në botë. Kanë qenë shumë mbrëmje evropiane që duhet mbajtur mend dhe janë edhe shumë nete të tjera magjike që do të vijnë”, shkruajti Messi në Facebook. Në ndeshjen e 100-te, Messi nuk shënoi dhe as Barcelona nuk fitoi, pasi ndeshja me Romën përfundoi 1-1.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: