Reali i Madridit ka mbajtur një minutë heshtje ditën e sotme përpara seancës stërvitore, pasi vëllai i trajnerit Zinedin Zidan, Fahridi, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Kjo ka qenë arsyeja që Zidan ka braktisur seancën stërvitore ditën e djeshme, ndërsa mediat nuk ngurruan të aludonin për situata nga më të ndryshmet.

Fahrid Zidan
Fahrid Zidan

Fahrid Zidan vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën e ka humbur ditën e djeshme, çka ka trishtuar klubin madrilen, që ka njoftuar zinë e trajnerit të tij në një komunikatë zyrtare në faqen e tij në internet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: