TIRANË

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një postim në “Facebook”, Zhupa shkruan se Rama është një mashtrues që ka vetëm një ideal dhe moral, paranë duek e akuzuar se po grabit Shqipërinë.

“Edi Rama është një mashtrues arrogant dhe hajdut psikik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdokënd”, shkruan Zhupa.

Ajo publikon videon nga nisja e punimeve në shtator 2013 për Bulevardin e Ri dhe inaugurimi nga Lulzim Basha, atë kohë kryetar bashkie. Më pas thuhet se kryeministri Edi Rama bllokoi punimet për Bulevardin e Ri. E njëjta gjë edhe për projektin e Pazarit të Ri të Bashës.
“Edi Rama gënjen. Ai punon kundër interesit publik. Interesi i tij është vetëm grabitja”, thuhet më tej në video.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb