Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në një takim me studentë shqiptarë që janë pjesë e programit Erasmus +, një nga projektet e financuara nga BE-ja dha për ta mesazhe të qarta.

Sipas tij, edukimi i të rinjve do të thotë më shumë se çdo gjë tjetër, progres për një vend. Ambasadori nënvijëzoi se këta të rinj meritojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta si miqtë e tyre në BE.

“BE ka dyfishuar buxhetin nga 15 në 30 mln euro në kuadër të programit Erasmus. Edukimi i rinisë është e ardhmja, në thelb të së ardhmes qëndron arsimi. Pa edukim të mirë shoqëritë tona nuk mund të kenë progres. Njerëzit e rinj të Shqipërisë e meritojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta si miqtë e tyre në BE. Mos harroni që ju do të jeni ambasadorët e kulturës së Shqipërisë në BE”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb