TIRANE- Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana është bërë baba për herë të parë. Loriku dhe bashkëshortja e tij italiane, Monika u bënë prindërit e një djali, që siç raportojnë mediat lindi shëndoshë e mirë!

Nuk dihet ende emri me të cilin e kanë pagëzuar të voglin, por ajo që dihet është se lajmi gëzoi jo vetëm futbollistin, familjen dhe të afërmit por edhe gjithë fansat e tij. Stafi i BalkanWeb i bashkohet urimeve për ardhjen në jetë të trashëgimtarit të Canës: Jetë të gjatë!

32-vjeçari Cana vitin e kaluar kurorëzoi në martesë lidhjen e tij disa-vjeçare me bukuroshen italiane në një ceremoni madhështore në Prishtinë.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: