Zinedine Zidane rrezikon të debutojë në krye të Francës pa kapitenin dhe liderin e ekipit, Kylian Mbappe. Ylli i Real Madrid nuk u paraqit në seancën e parë stërvitore si pasojë e një gjendje gripale. Mbappe nuk u paraqit as në takimin me tifozët. Gjendja e kapitenit të Francës do të vlerësohet në ditët në vijim, për të kuptuar nëse do të jetë në gjendje për të zbritur në fushë në sfidën kundër Turqisë, e vlefshme për sfidën e parë të Ligës së Kombeve.
Prezenca e tij ndaj Turqisë nuk është e sigurt, por Mbappe pritet të jetë mes 3 kandidatëve favoritë për të fituar “Topin e Artë”. Këtë periudhë, thuajse në çdo dalje publike, Mbappe dhe jo vetëm, është pyetur në lidhje me këtë trofe prestigjioz. Në një deklaratë për sponsorin teknik të ekipit përfaqësues, Mbappe nuk e mohoi faktin që Topi i Artë e josh jo pak:
“Jam i qetë, kam bërë gjithçka që mundesha dhe mendoj se kam bërë mirë. Tani nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të pres. Kam qenë golashënuesi më i mirë në të gjithë turnet e rëndësishëm. Mendoj se ky është një vit i mirë për mua”, u shpreh Mbappe.
