Zyrat e aplikimit për dokumente identiteti do të qëndrojnë të hapura edhe të shtunave. njoftimi është bërë nga ministria e brendshme, e cila u bën thirrje të gjithë qytetarëve që këtë vit u skadojnë dokumentet e identitetit, të aplikojnë për karta ID dhe pasaporta biometrike, pasi që nga muaji tetor 2019, do t’ju kushtëzohet shërbimi pa u pajisur me kuponin e aplikimit.

“Zyrat e shërbimit të qytetarëve në Policinë e Shtetit si dhe zyrat e Gjendjes Civile do të jenë gjithashtu të hapura të shtunave, duke krijuar kështu lehtësira për çdo shtetas që ka nevojë për rinovimin e dokumenteve të identitetit.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që këtë vit u skadojnë dokumentet e identitetit, të aplikojnë për karta ID dhe pasaporta biometrike, pasi që nga muaji tetor 2019, do t’ju kushtëzohet shërbimi pa u pajisur me kuponin e aplikimit.

Aplikoni në kohë, shmangni radhët!” thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb