“Njohës i hollë i çështjeve ballkanike dhe shqiptare, roli i z.Matthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor do të jetë pozitivisht orientues për Shqipërinë në ruajtjen e stabilitetit, avancimin e reformave dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerin tonë të pazëvëndësueshëm, SHBA-të” – kështu shkruan sot përmes një postimi në facebook, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.


Matthew Palmer u emërua pak ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit si Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb