Nga: ZONJA KATERINA

Përbërësit: 4 pete, 200 gr djathë, 4 lugë mjaltë, Fara susami, Vaj për skuqje

Djathin e presim në 4 feta mesatare. Marrim një petë, vendosim djathin nga ana e fundit e petës dhe më pas e palosim petën duke e mbështjellë fetën e djathit. I lagim anët e petëve me një furcë të njomur me ujë në mënyrë që petët të fiksohen. Pasi t’i kemi mbështjellë 4 fetët e djathit i vendosim në një pjatancë në frigorifer dhe i lemë për 30 minuta.

Pas këtij minutazhi ngrohim vajin mirë dhe e skuqim dathin me petë një e nga një. I vendosim më pas në letër kuzhine që të përthithet vaji i tepërt dhe i servirim në një pjatë me fara susami të pjekura dhe me pak mjaltë.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb