Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Bundestagu rrëzoi farsën e zgjedhjeve të datës 30 qershor.

Shehu vlerëson se Bundestagu gjithashtu u shpreh kundër “ndryshimit të kufijve”.

Postimi i Tritan Shehut:

Bundestagu rrezon farsen e 30 Qershorit si dhe ”ndryshimin e kufijeve”!

“Krize te rende politike”, e konsideron Bundestagu sot deformimin e thelle te demokracise, qe po kalon Shqiperia.

Fatkeqesisht kushtet per vendin tone vecse shtohen, sepse edhe gjendja eshte ne perkeqesim, si pasoje e kulmimit te Grushtit te Shtetit me 30 Qershorin.

Pervec ceshtjeve dhe kushteve te tjera te renda te ngritura, me terhoqen vemendjen dy prej tyre:

—Me nje gjuhe pothuaj direkte “hidhet ne ere” farsa e 30 Qershorit, ne sinkron kjo me raportin e OSBE/ODIHR, si dhe per here te pare shkruhet qarte obsioni i perseritjes se atyre votimeve ne kushte lirie e konkurrence.

—Po keshtu per here te pare goditet ne nje dokument te nje rendesie te tille retorika pseudo nacionaliste Rama-Thaci, me skenarin e tyre te rrezikshem te ndryshimit te kufijeve.

Mbas ketij dokumenti tashme eshte e qarte se kjo krize e rende demokracie kerkon domosdoshmerisht nje kthim te “Votes se Lire” jo vetem per Parlamentin, por dhe per Qeversjen Vendore.

Pa keto hapa, te paraprira nga kushtet e domosdoshme per tu realizuar, Shqiperia rrezikon jo vetem te ngele jashte familjes sone europiane, por dhe te perjetoje nje autokraci lindore per shume vite.

Bundestagu sot ishte shume i qarte dhe ndihmues per neve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb