Vjedhja e një kabulli në kabinën elektrike në një pallat në Durrës ka shkaktuar një defekt të madh, duke djegur të gjitha elektroshtëpiaket e banorëve që banojnë aty. Kanë qenë banorët e këtij pallati që ndodhet në lagjen nr.11 në qytetin bregdetar kanë denoncuar ngjarjen pranë agjencisë së lajmeve ‘BalkanWeb’.

Sipas dëshmisë së tyre, është vjedhur vetëm një kabull i shkurtër, ndërsa shtojnë se rasti në fjalë është trajtuar si vjedhje.

“Është vjedhur një kabull më pak se 1-2m që nuk i shërbente askujt. Mendojmë se situata është e mirëmenduar nga një grup i strukturuar, pasi mësuam se ka ndodhure dhe në disa pallate të tjera. Rasti është trajtuar si vjedhje ordinere, pasi është arrestuar një person dhe më pas është liruar. Ndërkohë demi i shkaktuar për çdo shtëpi është minimalisht 300000 lekë të reja. Policia nuk merr asnjë masë”, -tha një prej banoreve për ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: