SARANDË

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin antidrogë i koduar “Çuka”, ndërsa ka bllokuar 26 kg lëndë narkotike të fshehur në bagazhin e një automjeti. Në lidhje me këtë aksion janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Shpresa Dine thekson se të arrestuarit janë shtetasit Juvert  Xhelili dhe Stavri Hakarepi. I pari rezulton një emër i njohur për policinë pasi është dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 26 kilogramë kanabis sativa në një automjet. Vihen në pranga dy shtetas. Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e rasteve në drejtim të fushës së narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Strukturat e Narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bashkë me Patrullën e Përgjithshme  kanë bërë finalizimin e operacionit “Çuka” nëpërmjet informacioneve të marra në rrugë operative.

Në kuadër të këtij operacioni, në ndjekie e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

72845037 509030199952158 4973603765497102336 N
72845037 509030199952158 4973603765497102336 N

Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa. Në vijim të veprimeve proceduariale, Policia ka arreatuar në flagrancë dy shtetasit që ndodheshin në mjet S.H., 47 vjeç dhe J.Xh., 30 vjeç, me banim në Ksamil, si autorë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshm

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: