BEOGRAD- Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, ka deklaruar se Tomislav Nikoliç është për organizimin e një referendumi për Kosovën, shkruan Tanjug.

Pak ka bërë të ditur se Serbia do të bëjë gjithçka për tu bashkuar me BE-në, por që nga fillimi është deklaruar haptazi se nuk do të përmbushë kushtin për pranimin e pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë kur ka thënë se për këtë duhet të një konsensus i gjerë, ku qytetarët përfundimisht do të pyeten se çfarë mendojnë rreth kësaj çështjeje”, ka shtuar Pak.

Këshilltarja për media e presidentit serb, ka shtuar duke thënë se Nikoliç ka paralajmëruar se do të diskutojë me kryeministrin Aleksandar Vuçiç.

Ajo rikujton fjalët e presidentit Nikoliç, se nëse shumica e qytetarëve të Serbisë deklarohen që Serbia ta njohë Kosovën, atëherë ajo dyshon se ai do të mbetet në detyrë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb