Ethet e “Euro 2016” e kanë mbërthyer që tani Zvicrën. Mediat vendase transmetojnë frikën për të ardhmen e të rinjve shqiptarë, që në fakt janë produkt i akademisë zvicerane.

Sipas portalit “ticinonews.ch” skuadra nuk është gjithnjë bindëse dhe ka shumë që mendojnë se me këtë mënyrë dhe këtë cilësi në Francë nuk do t’a kenë të gjatë. Po a është vërettë kështu? Çfarë i mungon skuadrës për një rol të radhës së parë në një manifestim ndërkombëtar?

Portali zviceran “ticinonews.ch” shkruan se “Me kualifikimin e Shqipërisë dhe pranimin e mundshëm të Kosovës në kompeticione zyrtare të rinjtë shqiptarë në Zvicër mund të zgjedhin një nga këto dy shtete duke refuzuar Zvicrën. Ky do të ishte një problem serioz për kombëtaren helvete”, thekson portali, ndersa shton “A ka vërtetë një rrezik, e nëse është kështu, cfarë duhet bërë për të evituar një gjë të tillë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb