Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Burime zyrtare thanë se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet A.B, 40 vjeç dhe A.O, 29 vjeç, të dy banues në fshatin Çepan të Skraparit.

Materialet e ndalimit në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb