PETISOVCI– Gjashtë qind migrantë mbërritën mëngjesin e sotëm në Slloveni pas mbylljes së një dite më parë të kufirit hungarez-kroat ku së paku priten 1,800 të tjerë në orët në vijim, sipas të dhënave të UNHCR-së si dhe të qeverisë dhe drejtorisë së hekurudhave kroate.

“Gjashtë qind persona kanë mbërritur aktualisht, 300 në postën kufitare të Petisovcit dhe 300 të tjerë në atë të Gruskovjes”, njoftoi një zëdhënëse e Komisionit të Lartë të OKB-së për refugjatët (UNHCR), Caroline van Buren.

Kontigjenti i zgjeruar pritet gjatë pasdites rreth orës 15:00 në Gruskovje dhe rreth orës 17:00 në Petisovci, shtoi ajo pa iu referuar shifrave.

Ministri i Brenshëm kroat, Ranko Ostojic konfirmoi mëngjesin e sotëm se 600 migrantë po udhëtonin drejt kufirit slloven.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: