Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos i dha sot titullin “Shtetas nderi” aktorit të njohur amerikan Tom Hanks, i pasionuar pas Greqisë, njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

Tom Hanks është i martuar me Rita Wilson-in, aktore, këngëtare dhe producente me origjinë greke.

Ajo është producente e filmit të njohur “Martesa greke”, një komedi që vë në skenë një familje emigrantësh grekë, që jetojnë në periferi të Çikagos dhe që janë tepër të lidhur me origjinën e zakonet e tyre.

Aktori 63-vjeçar është një nga aktorët më të paguar të Hollivudit, i nderuar dy herë me çmimin Oscar, si aktori më i mirë në filmat “Philadelphia” dhe “Forrest Gump”.

Në vitin 2016, Tom Hanks u bë Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit nga presidenti francez François Hollande, kurse presidenti amerikan, Barack Obama, i dha Medaljen presidenciale të Lirisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: