SHBA

Kohët e fundit është folur shumë për inteligjencën artificiale dhe kërcënimin e saj mbi zanatet dhe profesione të ndryshme. Pre e inteligjencës artificiale ka rënë dhe aktori i njohur i Hollivudit, Tom Hanks.

Në mediat online është shpërndarë një mesazh në emër të tij, ku reklamohen shërbimet dentare. Menjëherë për këtë ka reaguar vetë aktori duke thënë se s’ka asnjë lidhje me të.

“Kujdes, është një video që promovon një shërbim dentar, me një version timin të ri. Unë s’kam asnjë lidhje me të”, thuhet në reagimin e tij në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë që së fundmi spikeret virtuale janë zbulimi i ri i inteligjencës artificiale dhe po përhapen me shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Spikerja virtuale nuk ka nevojë për grim dhe as nuk ankohet nëse nuk i pëlqen apo nuk e kupton atë që është shkruar, madje nuk ka pakënaqësi as për orët e vona të transmetimit të lajmeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tom Hanks (@tomhanks)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: