Dy operacionet e Flavias për ta bërë gati për vendosjen e implantit të nervit koklear dolën me sukses të plotë. Prindërit tregojnë emocionet dhe përjetimet e tyre.
“Mjeku na tha se implanti do vendoset pas një muaji, nuk na besohet ende”, -thotë e ëma. Operacioni i parë kishte të bënte me heqjen e mishit të huaj, i cili shkoi me sukses, edhe operacioni i dytë i Flavias shkoi shumë mirë. Pas operacionit të dytë, mjeku specialist tha se Flavia ka shans të mirë të dëgjojë dhe të mësojë më pas të flasë.
Mjeku u tha prindërve se duhet të prisnin 4 deri në 6 javë deri sa procesi i post operimit të ndodhte dhe Flavia të shërohej. Gjithashtu prindërit duhet të tregojnë devotshmëri dhe vullnet për t’u kujdesur për vajzën sipas porosive të veçanta të mjekut.
(BalkanWeb)