TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Në kuadër të planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit e sigurisë para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, mbajtjen nën kontroll të situatës, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe ata në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, në bashkëpunim me Forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Patrullën e Përgjithshme kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

G. R., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Për ketë shtetas Gjykata e Shkalles se Pare për Krime te Renda më datë 18.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb