KUKËS

Gazment Bardhi në një tur 2-ditor në verilindje të Shqipërisë ka kryer disa takime me kryesitë e degëve të PD në Kukës, Has e Tropojë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD me anë të një statusi në FB ka thënë se Rama po diskriminon qytetarët që nuk e votojnë si dhe premton se partia e tij do e zhbëjë modelin e kryeministrit që vjedh dhe varfëron qytetarët.

“Dy ditët e fundit jam takuar me qindra demokratë gjatë mbledhjeve të kryesive në degët e PD në Kukës, Has dhe Tropojë.

Nuk kam parë askund një diskriminim kaq të egër nga një qeveri kundër qytetarëve të vet. “Faji” i tyre i vetëm është se nuk votojnë Edi Ramën.

Me mirënjohjen më të madhe për sakrificën e banorëve të qarkut të Kukësit, shpreha në çdo takim vendosmërinë e PD për të zhbërë modelin e Edi Ramës që varfëron qytetarët përmes vjedhjes, korrupsionit dhe zhvatjes së pasurive e parave të tyre.”- shkruan Bardhi në FB.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb