Teuta është një nga ekipet më aktive në këtë merkato dimri. Stafi drejtues nuk është kursyer as në këtë sesion duke i vendosur në dispozicion trajnerit Edi Martini disa elementë të rëndësishëm, mbi të gjitha ndaluan largimin e Sherif Kallakut. Pavarësisht lëvizjeve në hyrje dhe në dalje, tekniku shkodran nuk e mbyll merkaton, ekipi ka nevojë ende për disa ndryshime për të qenë i plotë:
Durrsakët shpresojnë shumë që të rifillojnë gjysmën e dytë të sezonit aty ku e mbyllën, tek rezultatet pozitive. Më 21 janar i sfidon Laçi, një kundërshtar i fortë por një ndeshje që duhet fituar për Edi Martinin.
(BalkanWeb)