Uragani “Patricia”, i konsideruar më i fuqishmi në histori ka goditur brigjet meksikane. Presidenti i këtij vendit ka paralajmëruar se vendi është ende i kërcënuar nga përmbytjet, pasi i gjithë vendi është përfshirë nga shirat.

Enrique Pena Nieto thotë se “Patricia”, stuhia më e fuqishme e regjistruar në Amerikë ka shkaktuar më pak dëme se sa ishte menduar. Qendra amerikane e Uraganeve thotë se uragani ishte i kategorisë pesë, klasifikimi më i lartë. Stuhia preku Meksikën Perëndimore, me erëra të fuqishme dhe shira të fortë, por fatmirësisht dëmet e mëdha u shmangën. Qendra Amerikane e Uraganeve bën të ditur se erërat ranë në 155 km ne ore kur arritën në tokë, dhe stuhia u dobësua.

Tashmë Patricia po lëviz në verilindje të Meksikës. “Raportimi i parë konfirmon se dëmet kanë qenë më të vogla se sa i korrespondojnë një uragani me një përmasë të tillë”, ka thënë Pena Neto në një fjalim televiziv. Në Colima thonë autoritetet federale janë regjistruar vetëm rrëshqitje të tokës dhe rënie të pemëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb