TIRANE

Herë me tonë të ashpra, e herë me batuta kryeministri u ndërpre disa herë në fjalimin  e tij në parlament, nga deputeti Kujtim Gjuzi.

“I kam parë heronjtë e disidencës të pas pilafit. I kam parë ata që pas pilafit, vijojnë të flasin për Enver hoxhën, për komunistët se akoma nuk i ka dalë frika, si bashkëpunëtorë, në nivele të ndryshme.

Kur e shoh lartmadhninë që vjen këtu edhe flet .. lartmadhënia harron që ne tironcit e kemi njoft njëri tjetrin edhe para ‘90.. që na e tregoi Tironën e vet si vatrën e heroizmit anti komunist, me atë në krye. E harron që e kam njoft edhe në atë kohë. Je i mirëkuptuar, ke kohë jo të gjithë e nxjerrin menjëherë lepurin.. edhe foltorja e parlamentit të shërben, por ajo që ka vlerë, e vetmja gjë për të cilën ti dhe ju mund të garantoni janë që mustaqet tuaja nuk preken, asgjë tjetër.’ tha Rama, ndërsa nga vendi i tij, deputeti Gjuzi reagonte me tone të larta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb