SHKODËR

Policia vendore e Shkodrës në pak orë arrin që të zbardh ngjarjen e ndodhur në mesdite ku disa të rinj u përfshinë në një sherr teksa pati edhe të shtëna. Thuhet se konflikti ka ndodhur për motive banale.

Kështu efektivët kanë arritur që të identifikojnë dy autorët e kësaj ngjarje, shtetasit Gledis Ustabeqiri, 26 vjeç dhe Hygert Muçaj, 32 vjeç të cilët kanë qenë bashkë. Ata janë ulur nga makina e tyre dhe ka nisur një debat me shtetasin Taulant Ahmeti.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se në debat e sipër shtetasi Gledis Ustabeqiri ka qëlluar njëherë nga pistoleta e tij. Policia e Shkodrës ka shoqëruar shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat me dy të rinjtë e tjerë i cili në dëshminë e tij dhënë në Komisariat ka deklaruar se debati mes tyre ka qenë i çastit dhe ka nisur pas fjalëve ‘pse më pe ashtu’.

Bëhet me dije se ata janë ulur nga mjetet dhe mes tyre ka nisur debate derisa është dëgjuar një e shtënë që ka trembur qytetarët që po kalonin sepse ngjarja ndodhi në lagjen “Parrucë” në qendër të qytetit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb