Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” nga fjala e kryeministrit Rama për operacionet OFL.
Bardhi shkruan se të gjithë e dinë se Olsi Rama përdor makinë luksoze dhe ia jep atë herë pas here kryeministrit Rama. Po ashtu, Bardhi ngre pyetjen se përse nuk bllokohet ky automjet luksoz nga ana e OFL-së.
Postimi i Gazmend Bardhit:
Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.
Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?
(d.xh/ Balkanweb)