Në një intervistë për “Rmc Sport”, Joan Laporta rrëfen një prapaskenë në lidhje me Lionel Messin.
“Kur isha president i Barcelonës, kam pasur shumë oferta nga klube të ndryshme, mbi të gjitha nga Inter, të cilët ishin të gatshëm të pagunin klauzolën e vendosur për largimin e Messit. Un kam thënë gjithnjë që ishte diçka e pamundur. Mund të largohet Messi një ditë? Nuk mendoj, ai është pjesa e jona, në zemrat tona.

Çështja ndryshon nëse flitet për Neymar për shembull. Situata e klubit nuk është e mirë për momentin dhe për të balancuar gjërat duhet të shiten lojtarë, zgjidhja më e mirë është të shesësh lojtarët e mëdhenj. Thuhet që për të interesohet Man.United, e gjitha kjo vjen si pasojë e keq menaxhimit nga drejtuesit aktual”, përfundon Laporta.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb